Gazetari radiofonik dhe sëfundmi në “pole position” e programit të mëngjesit “Mirëmëngjes Fundjavë”, Andri Xhahu rikthehet për të gjashtin vit rradhazi në komentin dhe prezantimin e pikëve për Shqipërinë në Eurosong, në ekranin e RTSH.
I pyetur nga InfoMedia Albania, Xhahu ka treguar se ky është një tjetër edicion për të cilin do të ofrojë të njëjtin pëkushtim ndaj komentit dhe padyshim paraqitjes së tij në natën finale, teksa do të prezantojë edhe pikët e dhëna nga juria profesionale dhe publiku shqiptar.
“Ky është edicioni i gjashtë që drejtuesit e RTSH më besosjnë dhe për mua është një vlerësim dhe arritje në karrierën time televizive. Përpos kësaj Eurovision mbetet një nga eventet që e përcjellë prej vitesh me pasion dhe dhe shumë interes”, është shprehur Andri.
Eurovison Song Contest 2017 këtë vit mbahet në Ukrainë, më 9, 11 dhe 13 maj.
Shqipëria përfaqësohet me këngën “World”, kënduar nga Linda Halimi.
Ne si staf i urojmë Andrit edhe këtë vit suksese!