Andi dhe Ana Kauri ishin në një takim së bashku. Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga palët. Por Tea, e cila ka zhvilluar tre takime me 24-vjeçarin dhe e ka shprehur pëlqimin për ta, tha se djali në takimet me të ka qenë ndryshe.
Ajo theksoi se në takimet me Shqipen më herët, Sindin dhe Ana Kaurin kohët e fundit është shfaqur tepër i përkëdhelur, ndërsa me të ka pasur një sjellje më të rezervuar. Ndër të tjera, Tea tha se i vjen keq për vajzat e tjera, pasi sjellja e Andit kundrejt tyre është mosrespektuese. Në këtë moment ndërhyri Ana Kauri, e cila tha se në asnjë moment, Andi nuk u shpreh i përkëdhelur dhe shtoi se takimi i tyre shkoi shumë mirë.
Tea: Me mua ka qenë më ndryshe, me Shqipen dhe Anën ka qenë më përkëdhelës më lozonjar, me mua nuk përkëdhelet. Mua më vjen keq për gocat. Nuk më duket respektuese. Ajo përkëdhelja afrimi.
Ana: Si mendon ti Tea është mirë të më përkëdheli mua mashkulli, apo unë atë. Ti i ke rritur veshët Andit, i ke thënë të pëlqej 70%. E ke vlerësuar më shumë se sa të vlerësoi ai ty. Ti nuk mund të thuash më vjen keq për vajzat. Mua më vjen keq për ty.
Tea: Unë i konceptoj gjërat ndryshe.
Ana: Ma komento.
Tea: Mua më duket që ai nuk të vlerëson aq sa duhet kur bën ato përkëdheljet.
Ana: Ti mendon se takimet duhet bërë duke vendosur kufij.
Tea: Përkëdheljet nuk më duken reale, më duken ulëse ndaj femrës.
Ana: Andi përkëdhelet vetë e nuk të përkëdhel ty. Nuk të jep rëndësi ty.
Tea: Ti vetë e the që ai u përkëdhel. Ai ishte një takim mes dy të rinjve.