Gjatë puntatës së sotme në emisionin “Përputhen” u trasmetua takimi I Melisës dhe Andit, ky I fundit e ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Melisën që nga dita e parë që ka hyrë në emision. Konkurentët zgjodhën që në takimin e tyre të parë të provonin të ecnin me patina, zgjedhje që solli shumë argëtim për të dy. Në studio Melisa u shpreh: “E kam menduar, është goxha tip interesant, nuk është në hije për mua, por që kemi shumë ngjashmëri por kam pak frikë”.
Dalin pamjet/ Melisa dhe Andi i ri njiheshin që më parë: Kanë qenë bashkë në një festë të madhe
Në përfundim të emisionit Andi zgjodhi një mënyrë të veçantë për ti kërkuar një takim të dytë Melisës. Ai kishte shkruar një poezi të cilën dhe e lexoi në studio për t’i kërkuar Melisës një takim tjetër. Ky gjest e emocionoi Melisën dhe e përloti. Pavarësisht gjesteve romantike nga ana e Andit në takimin e radhës Melisa vendosi të zgjedhë djalin nga Turqia, Muratin.
Pavarësisht kësaj zgjedhje Andi vazhdon ta shpreh hapur pëlqimin për Melisën edhe në instagram. Ai ka publikuar një foto të tij duke e shoqëruar me poezinë që I dedikoi Melisës. Mbetet për tu parë sa bindës do jetë këtë herë Andi për Melisën.