Një nga drejtorët e informacionit më të mirë në median shqiptare, Andi Bejtja, mund të lërë ekranin e “TV Klan” për të kaluar në një tjetër ekran. Bëhet fjalë për ekranin e “Agon Channel”, ku qarkullojnë fjalë se Bejtja mund të transferohet këto kohë. Sipas burimeve tona Bejtja është kontaktuar nga Agon Channel, të cilët i kanë bërë një ofertë për të cilën nuk mund të shprehemi ende në shifra.
Andi Bejtja për vite me radhë ka qenë pjesë e ekranit të “TV Klan”, si drejtor informacioni i këtij kanali. Lajmi për lënien e tij është krejt i papritur dhe njëkohësisht është i papritur edhe nga ana e “Agon Channel”, pasi këtë post e mbajnë Sonila Meço dhe Mimoza Picari. Gjithsesi se sa të vërteta ka në këtë informacion, padyshim duhet të presim ditët në vazhdim për të pritur konfirmimin zyrtar.
Romeo dhe Heidi në krizë? Çfarë po ndodh mes çiftit të njohur?
Ditët e fundit janë shtuar spekulimet për një krizë në marrëdhënien mes aktorit Romeo Veshaj dhe ish-finalistes së “Big Brother...
kush eshte ai qe nuk do te shkoj tek agoni?