“Ky është postimi im i parë në Facebook, pas një dite të lodhëshme duke pritur në Rinas” kështu e ka hapur një postim video të tijin gazetari dhe analisti i televizionit Agon Channel që ndërpreu transmetimin para pak kohësh, Andi Bejtja ku ka ironizuar mediat kryesore në vend.
“Ndërsa prisja mbajta shënime” shprehet ai “sepse puna më ka bërë që të mbaj shënime gjatë gjithë kohës dhe kësaj here mbajta shënim se qoftë Topi qoftë Klani qoftë ABC-ja (Abc News) dhanë një lajm të ngjashëm me njëra tjetrën ku thoshin se Francesco Becchetti do të ekstradohej për në Shqipëri me forcë më 15 Dhjetor nëqoftëse nuk vinte vetë, unë prita mora edhe një paketë cigaresh, femrash për të qenë brenda por ai nuk erdhi” thotë me ironi gazetari Andi Bejtja i cili ka komentuar edhe lajmin që u përhap para disa javësh nga Top Channel, Klan dhe Abc News, se Francesco Becchetti do të ekstradohej ditën e djeshme (15 Dhjetor) nga Anglia për në Shqipëri.
Andi Bejtja është një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri ku gjithashtu ka qënë pjesë e Agon Channel si një nga figurat kryesore të analizave në fushën e politikës dhe jo vetëm. Madje ai së bashku me Sonila Meçon dhe Lubonjën ishin personat e fundit që transmetuan në minutat e fundit të ACH.
https://web.facebook.com/video.php?v=10207727673820801