Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision, pasi u shpallën fitues të festivalit të “RTSH”-së.
Kënga “Duje” është një baladë e ndjerë me mesazhin e rëndësishëm për rrënjët dhe familjen, mirëpo në një analizë të sajën media britanike BBC shkruan se kjo këngë shqiptare është një baladë dramatike, mjaft e rëndë.
Aq sa, e parashikon në gjysmën e poshtme të tabelës së votave.
“Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023. Një ish-kampione në The Voice, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca përfundon me Albinën që rrëzohet në gjunjë e përlotur.
Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë.
Parashikimi: Gjysma e poshtme e tabelës së liderëve”, shkruan BBC.
Media parashikon tre shtete si fituese të mundshme të festivalit: Francën, Spanjën dhe Suedinë.