Anaid Kaloti, ish-fitues i edicionit të 6-të të “Big Brother”, vazhdimisht rrëmben vëmendjen mediatike me projektet e reja si dhe me deklaratat e tij.
Që prej datës 1 mars, ai është tashmë një nga panelistët e Fjodora Fjorës në programin e saj “Ditë pas dite”.
Për sa i përket eksperiencës së tij në “Big Brother 6”, ish-fituesi u shpreh se iu deshën gati dy vite për të marrë veten nga e gjithë eksperienca që përjetoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai madje e krahasoi shtëpinë e “BBV” me një psikiatri të vogël.
“Shtëpia e ‘Big Brother’ është një psikiatri e vogël. Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. Big Brother nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dali së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”- tha Anaidi.