Mbrëmjen e së Shtunës (4 Qershor), në qytetin e Shkodrës u mbajt Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë i cilik këtë vit shënoi edicionin e tij të 55-të.
Me një mbulim të drejtëpërdrejt të RTSH, Festivali prezantoi në natën e tij të tretë dhe të fundit 21 këngë të reja, ku Ana Kodra ishte fituesja e këtij edicioni, duke e bërë atë përfaqësuesen e Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest me këngën “Mos
“Mos ma prekni pemen” erdhi në skenë nën kompozimin dhe orkestrimin e Kristi Popës, dhe tekst te Jorgo Papingjit
Nderkohe, Ester Qendro, Aila Buzi dhe Sabina Kurti u renditen ne vendin e trete në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, ndersa vendi i dyte shkoi për Martina Serecin dhe Dren Llumnicen.
Ana Kodra është një emër i hasur për ndjekësit e ekranit, ajo ka marrë pjesë në disa talent show për si Gjeniu i Vogël dhe Tu Si Que Vales.
AZHORNIM: Mësohet se ende Ana Kodra nuk do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest pasi RTSh nuk e ka konfirmuar këtë gjë ende. Prite që brenda këtij muaji Televizioni Shqiptar të konfirmojë pranë EBU, pjesëmarrjen në eventin junior të Eurovision2017.