Mbrëmjen e së Shtunës u mbajt “Junior Fest”, festivali i cili erdhi për herë të parë nën logon e Televizionit Publik për të përcaktuar përfaqësuesin e Shqipërisë në versionin për fëmijë të Eurovision Song Contest.
Ana Kodra ishte fituesja e këtij edicioni, duke e bërë atë përfaqësuesen e Shqipërisë në Junior Eurovision Contest me këngën “Mos
“Mos ma prekni pemen” erdhi në skenë nën kompozimin dhe orkestrimin e Kristi Popës, dhe tekst te Jorgo Papingjit.
Vendi i dyte u fitua nga Sara Bajraktari me këngën “Flas me Ëndrrën” ndërsa Kleansa Musaj me këngën “Melodi” arriti të rankohej në vendin e tretë.
Ana Kodra është një emër i hasur për ndjekësit e ekranit, ajo ka marrë pjesë në disa talent show si Gjeniu i Vogël dhe Tu Si Que Vales. Vogëlushja ishte gjithashtu edhe fituese e edicionit të 55-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, me të njejtën këng që u prezantua në këtë event./imalbania.com/