Seriali i Netflix i bazuar në librin Anne të Green Gables nuk është i pari realizim televiziv i romanit, produksioni i CBC në vitin 1985 ishte një nga shfaqjet më të ndjekura në historinë e televizionit kanadez, i cili u transmetua më pas edhe në SHBA duke apasionuar të gjithë publikun pas historive të Anne Shirley. Falë këtij produksioni të ri nga Netflix edhe gjenerata e re do të mund të njohi aventurat e Anës flokëkuqe.
Në vazhdim po ju zbulojmë disa detaje rreth serialit të ri:
1. Netflix dhe CBC do të bashkë financojnë produksionin.
2. Seriali me 8 episode është xhiruar në Prince Edward Island, vendi ku zhvillohen ngjarjet e romanit.
3. Showrunner dhe bashkë autore e serialit është Moira Walley-Beckett, fituese e një çmimi Emmy për episodin e njohur të Breaking Bad, Ozymandias e cila ka premtuar se shfaqja do të ketë një përqasje edhe më realiste nga seriali paraardhës.
4. Protagonistja është përzgjedhur në njê audicion midis 1800 aktoreve të reja me tiparet e ngjashme me personazhin protagonist. Aktorja Amybeth McNulty, një vajzë 14 vjeçare me origjinë kanadezo-irlandeze do të interpretoj rolin e Anës. Aktorja në serialin e vitit 1985, Megan Follows, u bë e famshme falë këtij roli dhe sot interpreton në serialin Regin të The CW.
5. Reboot-i i serialit të ri do të titullohet Anne.
Seriali do të debutojë në pranverë 2017 në Netflix.