Ana Kodra, që ka qenë pjesë e “The Voice Kids” ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, për të folur në lidhje me temën “Përse të studiosh muzikë që fëmijë të bën një të rritur më të mirë” . Vajza e talentuar kishte plot për të rrëfyer mbi ecurinë e saj në këto katër vite pas The Voice.
“Janë bërë 4 vite që nga “The Voice Kids” dhe kur e dëgjoj më jep emocion. Nuk është se e shoh veten vetëm si pianiste por dua të jem edhe si kantautore.
Unë shkruaj këngë, nëse më pëlqejnë i hedh. Tani kam shkruar një album dhe po presim që ta hedhim për në Amerikë. Para 2 vitesh shkova në Amerikë për “America’s Got Talent” dhe nuk kisha vizën e caktuar.
Më pas fatmirësisht takova një agjente dhe kam folur me atë gjatë karantinës. Më pas u lidhëm dhe bëmë kontratën. Para nja dy javësh isha në Amerikë, shkova tek “Loft Studio” dhe isha shumë e nderuar të bashkëpunoja me ata. Takova dhe menaxherin që ka nxjerrë albumin e parë të këngëtares Lady Gaga dhe ma vlerësoi shumë talentin. Shpresoj që të nxjerrim ndonjë gjë të bukur”, ka thënë Ana duke na dhënë kështu me të gjithë modestinë e saj një lajm mjaft interesant!