Ana dhe Arjoni u përfshin në një skandal sezonin e shkuar të “Për’puthen”.
Arjoni publikoi imazhe të tij dhe Anës në shtrat duke e akuzuar atë për mashtrim.
Ana nga ana tjetër tha se kishte shkuar te Arjoni, sepse ai nuk ndihej mirë dhe se për këtë do të përballen në gjykatë.
Sipas Arjonit përballja u mbyll në favor të tij, pasi nuk ishin prova të mjaftueshme nga ana e Anës për të nisur një padi, ndërsa tani Ana mesa duket ka nisur një padi tjetër.
Në faqen e “Për’puthen” Arjoni ka komentuar se pas 1 muaji do të përballet me Anën në gjykatë, e cila e akuzon për përndjekje.
I ftuar në “n’Kosovë Show” Arjoni tregoi se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve.
Kujtojmë se Ana u rikthye në “Për’puthen” me auto-ironi. Ajo hyri si infermiere duke sjellë dhe paracetamol dhe duke vizituar djemtë. Ajo ka pasur takim me Kriston, Erionin dhe Edin, e duket se më shumë është fokusuar te ky i fundit, pavarësisht se arriti të kriste marrëdhënien e Erionit dhe Mikelës.
Arjoni ka ironizuar në rrjete sociale Eduardin, duke e quajtur “lipgloss” dhe me epitete të tjera. Eduarid nuk i është përgjigjur publikisht.