Amarda Toska, e njohur ndryshe si Ami do të jetë sërish prezantuese e Dancing With The Stars, në edicionin e gjashtë të spektaklit të vallëzimit.
Në sezonin e ri, që pritet të fillojë në tetor në ekranin e Vizion Plus, Ami do të jete sërisht e shoqëruar nga partneri i saj në show Drini Zeqo, i cili vitin e kaluar e kaloi provën duke çuar në shtëpi edhe drejtimin e “Tu si que Vales”.
E ndërkohe që kanë filluar pergatitjet e DWTS, Ami pas këtij edicioni të gjashtë, duke filluar nga janari i 2016-ës do të ndryshojë logon e televizionit. Ajo gjatë sezonit veror ka regjistruar episodet e reja të reality show-t “Lufta e Nuseve“, ku agjensia e saj e eventeve të nusërise “Ami Event” ështe sponsor i sezonit të dytë. Ami ka zëvendesuar këtë sezon të ri të formatit Armand Pezën, i cili moderoi dhe mirëpriti në sallonin e tij nuset që sfidonin njëra-tjetrën për të fituar çmimin e më të mirës. Këtë herë është Ami ajo që do të moderoj reality-n dhe do të sygjeroje nuset e reja në sallonin e saj të Ami Event.
Lufta e Nuseve transmetohet në ekranin e TV Klan, por është një produksion i jashtëm, që nuk ka lidhje direkte me transmetuesin, që do të thotë se Amarda Toska nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me këtë televizion.