Në prill, intervista e Drini Zeqos për “IN Tv” ku tregonte se kishte pasur përplasje mes tij dhe Amit në “Dancing with the stars”, shkaktoi mjaft habi. Ata prezantuan këtë spektakël 3 vite më parë dhe asnjë përplasje nuk u bë e njohur për publikun.
Zeqo u shpreh se Ami kërkonte më shumë hapësirë, kurse ai beson se meritonte më shumë hapësira. Madje shtoi se nëse do të duhej të zgjidhte, nuk do të bashkëpunonte më me Amin.
Dje, Ami reagoi lidhur me deklaratën e tij duke u shprehur se nuk ishte faji i saj pse Drini Zeqo nuk kishte më shumë hapësirë, por formati i “DWTS” e kishte të përcaktuar se do të kishte një prezantuese kryesore, që ishte Ami, dhe një dytësor, Drini. E pyetur nga Arjola Shehu në “Tek Unë”, Ami u përgjigj: “S’ka ndodhur asgjë, të them të drejtën më vjen të qesh. Ka kaluar shumë kohë, pas Drinit unë prezantova me dy djemtë Rudin dhe Mateon, me të cilët ia kaluam shumë mirë. Nuk e di, ndoshta Drini ka dashur të jetë më superior në skenë, diçka të cilën patenta nuk ia lejonte. Unë s’kisha ç’të bëja.”
Po Ami, a do të bashkëpunonte më me Drinin? Jo, ka shumë të tjerë dhe i duket mëkat që Drini e paska përjetuar kështu diçka që nuk varej prej saj. “Ndoshta jo, ka shumë të tjerë. Më vjen keq që e ka përjetuar në këtë mënyrë, sepse patenta është e atillë që pozicionet janë të ndara. Drini aty erdhi me të tjera pritshmëri, por…”