Amerika aprovon një test të shpejtë për koronavirusin, që kushton 5 dollarë.
Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve (FDA) dha një aprovim për përdorimin urgjent të një testi për coronavirus nga Laboratorët Abbott, i cili mund të ndihmojë në plotësimin e nevojës për testime të shpejta për të ndaluar përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abbott tha se planifikon të japë dhjetëra miliona prova në shtator, dhe do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin në 50 milionë teste në tetor.
Një test, i cili është afërsisht i madhësisë së një kartele bankare dhe do të kushton pesë dollarë, mund të bëhet nga mjekë, infermierë dhe asistentë mjekësorë, dhe rezultatet janë gati për 15 minuta, raporton forbes.Testi i ri quhet BinaxNOË COVID-19 Ag Card, dhe duhet të bëhet brenda shtatë ditëve nga ndjesia e parë e simptomave të coronavirusit. Mostra merret duke përdorur një shtupë hundore dhe më pas futet në aparatin për testimPërveç testit, Abbot krijoi edhe aplikacionin falas NAVICA për telefonat iPhone dhe Android.Disa punonjës shëndetësorë dhe ligjvënës kanë thënë që ky test është i shkëlqyeshëm sepse kostoja e prodhimit është e ulët dhe do të lejojnë testimin masiv, i cili do të ndihmoj më shpejt në zbulimin e rasteve të reja dhe do të parandaloj përhapjen e coronavirusit.Testet u kryen për shkak të rritjes së numrit të pacientëve me coronavirus, por edhe vonesës në rezultatet e testeve standarde.Këto teste të shpejta, të cilat nuk janë aq të sakta sa testet që aktualisht janë në përdorim, do të lejojnë që njerëzit të testohen më shpejt dhe më shpesh, duke rritur mundësinë që dikush i infektuar me COVID-19 të jetë në gjendje të izolohet para se të infektojë të tjerët.