“American Song Contest” do të shfaqet premierë të hënën, më 21 shkurt 2022, në NBC në Shtetet e Bashkuara.
Konkursi do të ketë performanca origjinale që përfaqësojnë të 50 shtetet, pesë territoret e SHBA-së dhe kryeqytetin e vendit, me artistë që konkurrojnë për të fituar titullin e këngës më të mirë origjinale në një spektakël madhështor.
Një artist, duo ose një grup do të përfaqësojë çdo vend dhe do të performojë një këngë të re origjinale, që feston stilet dhe zhanret e ndryshme muzikore amerikane.
Gara live përbëhet nga tre raunde kualifikuese, të ndjekura nga gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e fundit ku një shtet ose territor do të dalë fitues.
‘American Song Contest’ do të ketë për producent ekzekutiv Audrey Morrissey, Anders Lenhoff, Christer Björkman, Peter Settman, Ola Melzig, dhe Gregory Lipstone së bashku me Ben Silverman të Propagate dhe Howard T. Owens.
Shfaqja do të prodhohet nga Propagate në bashkëpunim me Universal Television Alternative Studio, pjesë e Universal Studio Group.