Dje mbrëma (22 nëntor 2015) u mbajtën në Microsoft Theater në Los Angeles American Music Awards 2015, dhe si çdo vit edhe ky edicioni ngjiti në skenë yjet më të mirë të muzikës ndërkombëtare.
Kështu, One Direction, janë fituesit e çmimit më të rëndësishëm të mbrëmjes, Artist of the Year. Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Harry Styles kanë falenderuar fansat, duke i siguruar edhe njëherë se do të rikthehen pas pushimit të vitit 2016.
https://www.youtube.com/watch?v=3OWB–y-IX4
Boy-band, performoi live këngën Perfect, si dhe u shpallën fitues të çmimit Favorite Pop/Rock Duo or Group, për të tretin vit rradhazi.
https://www.youtube.com/watch?v=RDdlYLTrlJ0
Prezantuese e natës ishte ylli i muzikës Jennifer Lopez, e cila përveç se performoi këngën e saj Do You Want To Dance With Me? shfaqi edhe njëherë aftësitë e saj prej balerine në disa prej këngëve më të mira të vitit, nga artistët si Rihanna, Drake dhe Taylor Swift.
Një tjetër fitues ishte The Weeknd, të cilit i’u dorëzua çmimi nga Prince si Favorite R&B/Soul Album për këngën Beauty Behind the Madness. Ky është triumfi i tij i parë në AMAs, duke u vlerësuar si Favorite R&B/Soul Artist.
https://www.youtube.com/watch?v=f0HWk3xUIQI
Edhe Nicki Minaj arriti të çojë në shtëpi dy çmime Best Rap/Hip-Hop Album për The Pinkprint dhe Favorite Rap/Hip-Hop Artist. Ajo falenderoi në skenë, përveç bashkëpuntorëve, edhe të fejuarin Meek Mill.
Këngëtarja e re Ariana Grande, e cila u përlot gjatë marrjes së çmimit, u shpall fituese e Favorite Female Pop/Rock Artist, ndërsa Ed Sheeran fitoi çmimin Favorite Male Pop/Rock Artist.
https://www.youtube.com/watch?v=uCkzY7Zo_hQ
Të tjera performanca që shkëlqyen mbrëmjen e çmimeve amerikane të muzikës ishin 5 Seconds of Summer, Selena Gomez, Demi Lovato, Coldplay, por mbi të gjitha dueti i Meghan Trainor dhe Charlie Puth, që përfundoi me një puthje pasionale midis dy artistëve.
https://www.youtube.com/watch?v=QIQEIJSGJY8
I munguan kësaj mbrëmje Taylor Swift dhe Rihanna, edhe pse ishin fituese në disa kategori: e para u shpall Favorite Album Pop Rock dhe Song of the Year, ndërsa e dyta u vlerësua me çmimin Favorite Female Artist Soul/R&B.
Mungesë që favorizoi padyshim Justin Bieber, i cili ishte ylli i vërtetë i mbrëmjes së American Music Awards 2015. Këngëtari kanadez mbylli shfaqjen me një version akustik, para performimit të Where Are U Now? dhe Sorry.
https://www.youtube.com/watch?v=lxmATQJs4pU
Lista e plotë me të gjithë fituesit:
Artist of the year: One Direction
New Artist of the year: Sam Hunt
Song of the year: Blank Space di Taylor Swift
Collaboration of the year: Where Are U Now di Skrillex & Diplo feat. Justin Bieber
Favorite Male Artist Pop Rock: Ed Sheeran
Favorite Female Artist Pop Rock: Ariana Grande
Favorite Duo Or Group Pop Rock: One Direction
Favorite Album Pop Rock: 1989 di Taylor Swift
Favorite Male Artist Country: Luke Bryan
Favorite Female Artist Country: Carrie Underwood
Favorite Group Country: Florida Georgia Line
Favorite Album Country: Anything Goes di Florida Georgia Line
Favorite Artist Rap: Nicki Minaj
Favorite Album Rap: The Pinkprint di Nicki Minaj
Favorite Male Artist Soul R/B: The Weeknd
Favorite Female Artist Soul R&B: Rihanna
Favorite Album Soul R&B: Beauty Behind the Madness di The Weeknd
Favorite Artist Alternative Rock: Fall Out Boy
Favorite Artist Adult Contemporary: Taylor Swift
Favorite Artist Latin: Enrique Iglesias
Favorite Artist Contemporary Inspirational: Casting Crowns
Favorite Artist EDM: Calvin Harris
Top Soundtrack: Pitch Perfect 2