Një nga formatet më të njohur në Amerikë, American Idol, në transmetim nga viti 2002 do t’i thotë lamtumirë përgjithmonë publikut dhe televizionit amerikan.
Rrjeti Fox ka njoftuar se sezoni i 15-të, që do të debutojë në janar të vitit 2016, do të jetë i fundit për talent show-n në zbulim të talenteve amerikan në muzikë. Sezoni i ri rikthen në panelin e jurisë emra si Jennifer Lopez, Keith Urban dhe Harry Connick Jr.
American Idol ka qenë një nga formatet hit të Fox që nga fillimi në verën e vitit 2002. Sezoni i dytë është renditur si show televiziv Nr. 1, pozicion që e ka mbajtur për tetë vite. Por interesi për këtë talent filloi të bjerë me kalimin e viteve si rezultat ky i ndryshimit të panelit të jurisë si dhe konkurencës së ashpër me hyrjen në tregun mediatik të kompeticioneve të tjera të ngjashme.