Rrjeti i njohur amerikan ABC ka hedhur online një promo që paralajmëron fillimin e serialit komedi me titull American Housewife.
Seriali tregon historinë e Katie Otto (Katy Mixon), nënë e tre fëmijëve dhe një grua e fortë që përkujdeset për familjen e saj në qytetin e pasur Westport, të Connecticut, ku jetojnë shumë familje me “nëna perfekte”. Skenari i serialit është shkruar nga Sarah Dunn dhe do të transmetohet gjatë vjeshtës, të martave në orën 20.30.
Pjesë e cast-it janë edhe Diedrich Bader në rolin e Jeff Otto, Johnny Sequoyah në rolin e Taylor, Daniel DiMaggio që interpreton Harrison, Julia Butters në rolin e Anna-Kat, Carly Hughes si Angela dhe Ali Wong që interpreton Doris.
Premiera e serialit është parashikuar për të martën e 11 tetorit në ABC.