Vazhdon parada e yjeve hollywood-iane që do të pasurojnë cast-in e American Crime Story, serial që tregon proçesin e bujshëm për vrasjen e Nicole Brown dhe Ronald Goldman që në vitet ‘90 përfshiu si të dyshuar kryesor edhe lojtarin e futbollit amerikan O.J. Simpson.
Pas konfirmimit të çmimit Oscar Cuba Gooding Jr (në rolin e O.J. Simpson), dhe protagonistes së American Horror Story Sarah Paulson (në rolin e Marcia Clark, përfaqësuese e akuzës) dhe ish aktorit të Friends David Schwimmer (në rolin e Robert Kardashian, avokati i mbrojtjes), një tjeter emër i madh i kinematografisë botërore i bashkohet cast-it të aktorëve, që do të ngjallë akoma dhe më interes për serialin e kanalit kabllor FX, është John Travolta.
Aktori i Grease do të rikthehet përsëri në një serial televiziv pas një mungese prej 36 vitesh: hera e fundit kur ai është shfaqur në ekranin e vogël si pjesë e një seriali daton në vitin 1979 në sitcom-in “Welcome back, Kotter”. Nga ajo kohë, përveç roleve të shumtë në kinema, numerohen disa dalje në seriale si “The Drew Carey Show” (2001), “Fat actress” (2005) dhe “Kirstie” (2014).
Tashmë me kapitullin e parë të analogjisë së Ryan Murphy – që do të titullohet “The People v. O.J. Simpson” – John do të ketë mundësinë të rikthehet në ekran me një projekt që të paktën në letër parashikohet i suksesshëm, jo vetëm për stafin e shkëlqyer të autorëve por edhe për zgjedhjen e aktorëve të një kalibri të lartë që do i japin një vlerë të shtuar serialit. Travolta do të luaj rolin e Robert Shapiro, një nga avokatët të cilët ishin pjesë e ekipit që pasoi mbrojtjen e O.J., si dhe do të jetë një nga producentët e serialit.