Jaman i bën dhuratë Seherit një makinë dhe shoferin do ta ketë në dispozicion sa herë të ketë nevojë.
Ikbal është e lumtur sepse plani po i shkon siç kishte menduar.
Zuhal i jep Seherit një dokument për të firmosur.
Bëhet fjalë për një kontratë martese.
Seher ia çon dokumentin Jamanit i cili nuk dinte asgjë për një kontratë martese.
Seher e ofenduar i thotë Jamanit se nëse nuk firmos ajo do heqë dorë nga martesa.
Jaman firmos vetëm për hatër të Seherit.
Ela vjen sërish në vilë dhe Seher bëhet xheloze kur e sheh atë shumë të afërt me Jamanin.