Ndonëse për ne, data 28 nëntor është Festa e Flamurit, për familjen e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit ka një festë akoma më të madhe.
Kjo datë korrespondon edhe me ditëlindjene e Amelisë, vajzës së parë të çiftit, e cila sot ka mbushur plot 5 vite.
Familja ka organizuar një festë në shtëpi, dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit foto nga festa, ku mund të shihet mbizotërimi i ngjyrës rozë dhe të bardhë.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e babit”, – shkruan Albani në foto, ndërkohë që Miriam Cani shprehet: Gëzuar 5 vjetorin princesha e mamit. Ti je frymëzimi i shpirtit tim dhe bekimi me i madh që jeta më dhuroi bashkë me vëllain tënd!”
“I lutem Zotit cdo ditë të gëzosh vetëm shëndet dhe lumturi në jetë”, – përfundon këngëtarja postimin e saj.
Edhe ne i bashkohemi urimeve për Amelinë dhe i urojmë jetë të gjatë.