Rrjeti amerikan AMC Networks International ka zgjeruar shpërndarjen e kanalit të vetë në Kroaci, pasi ka rënë dakord me anë të një marëveshje me operatorin lokal Pay TV “Vipnet”.
Vipnet, që është në pronësi të grupit Telekom Austria, do të shtojë kanalin e AMC-së në paketën e tij bazë që nga sot, duke lejuar abonentët të shikojnë serial duke përfshirë Fear the Walking Dead, Preacher, Better Call Saul dhe dramën e ardhëshme The Terror.
Telekom Austria ra dakord për një marrëveshje të transportit me rrjetin AMC në Kroaci dhe Bullgari në tetor si pjesë e zgjerimit të kompanisë me bazë në SHBA për rajonin e Adriatikut.
AMC filloi së pari zgjerimin jashtë Amerikës së Veriut në fund të vitit 2014 dhe tani është në dispozicion nëpër paltforma në më shumë se 125 vende në Evropë, Amerikën Latine, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.