Amabasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reguar për herë të parë për protestat e dhunshme që kanë pushtuar vendin pas vrasjes së Klodian Rashës nga policia.
Bucci i ka shprehur ngushëllimet familjes së 25 vjeçarit, ndërkohë që ka dënuar aktet e dhunës.
“I trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit. I gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend. Por jam kundër përplasjeve dhe dhunës: e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kështu funksionon në demokraci”, shkruan Bucci në Twitter.