Amazon do të ndërpresi shitjen e Apple TV dhe Chromecast në marketin e vet, me arsyetimin se këto paisje nuk funksionojnë ashtu siç duhet,me formatin “Prime Video” shkruan email-i i dërguar gjigandëve të teknologjisë.
“PlayStation, Fire TV, dhe Xbox janë zgjidhje mjaft të mira”, shprehet kompania në deklaratën e saj, “Tre vitet e fundit, “Prime Video” është bërë një element i rëndësishëm i formateve të formatit video, dhe për të mos shkaktuar konfuzion tek konsumatori kemi vendosur që ta heqim mundësinë e shitjeve të paisjeve televizive të Apple dhe Android”
Deklarata e Amazon ka ardhur menjëherë pas lançimit të paisjeve të reja të Apple Tv dhe Chromecast, e cila mesa duket e revoltuar që këto kompani nuk kanë vendosur suportimin e formatit video “Prime Time” i cili është një format i krijuar nga Amazon.
©IMA