Amazon, Vogue dhe Këshilli i Dizajnuesve të Modës të Amerikës, po mblidhen për të hedhur në treg një dyqan dixhital që do t’ju lejojë klientëve të blejnë mallra luksoze nga dizajnerë të pavarur në gjigantin e tregtisë online ku shitet pothuasje gjithçka në treg, Amazon.
Partneriteti, i quajtur ” Vogue x Amazon Fashion”, ka për qëllim të ndihmojë dizajnerë të pavarur të nivelit të lartë që po ndikohen negativisht nga koronavirusi.
Marrëveshja ka ardhur si shok për disa në botën e modës. Shumë stilistë e kanë shmangur prej kohësh Amazon, sepse nuk duan të shoqërohen me një “dyqan të përditshëm” dhe për shkak të një hezitimi për të shitur mallrat e tyre të nivelit të lartë në të njëjtin vend ku shiten kopje të lira. Por tani, pandemia ka kthyer industrinë përbys dhe duket se dhe mendimin e saj lidhur me Amazon.
Burimi: Business Insider