Amazon debutoi në Suedi por faqja e lancuar nga gjigandi i tregtisë elektronike është plot me gabime përkthimi dhe drejtshkrimi.
Një hap i rremë për hyrjen e pritshme të Amazon në tregun nordik, deri më tani ata mund të blinin në faqet britanike dhe gjermane, por nuk kishin një faqe të dedikuar. Ata ishin klientët e parë suedezë në Amazon që raportuan gabimet më të dukshme.
Disa kanë spekuluar se gabimet mund të jenë pjesë e strategjisë së marketingut të kompanisë. Nicklas Storakers, CEO i Pricerunner, nuk ka dyshime, e ka quajtur fillimin si “puna më e keqe që ka parë ndonjëherë”, duke theksuar se Amazon nuk ka ofruar as ndonjë zbritje me rastin e debutimit.
Sipas analistit të Danske Bank, Daniel Schmidt, përtej gabimit të fillimit, Amazon nuk ka gjasa të dominojë në tregun suedez.