Është cilësuar si një ndër prezantueset më të mira të Portokallisë, Amarda Toska, do të rikthehet sërish në këtë emision. Mbase jo përgjithmonë, por ndoshta në puntatën e fundit për këtë vit, një traditë e Portokallisë, e cila transmetohet në datën 31 dhjetor.
Ajo ka postuar në instagramin e saj një foto, teksa është në mbledhjen e zakonshme të aktorëve, me një krye regjisorin Altin Basha.
Amarda ka drejtuar Portokallinë, për disa sezone, krah Agron Llakajt, ndërsa tani është e fokusuar në biznesin e saj, larg ekranit./L.F-dritare.net