Ndonëse pak javë më parë tha te “Dua të të bëj të lumtur” që nuk ka hequr dorë nga ekrani por momentalisht është tejet e zënë me projektet e saj, Amarda Toska i është rikthyer televizionit, këtë herë si balerinë. Ami është bërë pjesë e jurisë së “Just dance” në “E diell” krah Albi Nakos, Eneda Vasos dhe Graciano Taganit. Ajo hyri në studio me një vals teksa ishte e veshur me të zeza dhe si gjithnjë dukej shumë elegante. Bukuroshja e ekraneve shqiptare u shpreh e lumtur për rikthimin e saj në botën e baletit: “E lumtur të jem në një panel profesionistësh dhe u riktheva në botë e baletit edhe një herë dhe me shumë kënaqësi”.
Ami është shkëputur prej kohësh nga ekrani duke iu dedikuar plotësisht biznesit. Kohët e fundit ka qenë e pranishme në intervista të ndryshme ku gjithnjë e ka lënë një derë hapur për tu rikthyer me projekte të reja. Urojmë që “Just dance” të jetë një ogur i mirë për të sepse të jemi realistë na mungon në ekran.