Aktori i Portokallisë Alex Seitaj ka reaguar pas deklaratave të sportistes Dorina Mema, e cila u shpreh se meshkujt “po i marrin fustanet femrave” dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah.
“Kjo zonja ka nevojë për burrë dhe po i ikën truri në televizion publik. Aman more ka ndonjë burrë t’i bëjë derman kësaj se e mbyti qenin?”, shkruan aktori në një postim në “Instagram”.
Seitaj i kujton Memës se është biologjikisht e pa mundur që të gjithë meshkujt të “bëhen” gay.
REAGIMI I ALEX SEITAJ
Kjo zonja ka nevojë për burrë dhe po i ikën truri në television publik. Aman more ka nai burrë t’i bëjë derman kësaj se e mbyti qenin?
-Është biologjikisht e pa mundur që të gjithë meshkujt të “bëhen” gay.
-Bota që t’i po kritikon është botë që rinia shqiptare po lakmon pikërisht se ka liri dhe jo fosile të tilla.
-Burrat skocezë veshin fustan dhe s’ka lidhje as me seskualitetin as me identitetin gjinor.
-Dhe burrat e tjerë në botë që veshin fustan nuk ta kanë vjedh ty po e kanë ble me lekët e veta.
Ky po është kulmi, që neve, pa lumturinë tona ja u fajësojmë të tjerëve.
Motër nëse ti je me dietë nuk do të thotë që të gjithë nuk duhet të hanë embëlsira.
Njerëz jetoni jetën, dashuroni, mos urreni. Jetoni të vërtetën tuaj edhe në dasëm të kësaj çupës ishalla.