Sonte është duke u transmetuar në Rai 1 nata e dytë e Festivalit të Sanremo 2022.
Të ftuar special të kësaj nate kanë qenë edhe këngëtarja e famshme italiane Laura Pausini e cila ka performuar këngën e saj më të re Scattola (Kuti) dhe ka duetuar edhe me këngëtarin Mika. Ndërkaq në sknë midis orkestrës është shfaqur edhe presantuesi Alessandro Cattelan.
Në përfundim të performancës prezantuesi i Sanremo, Amadeus ka konfirmuar zyrtarisht se treshja do të jetë në drejtimin e Festivalit Europian të Këngës Eurovision 2022.
Eurovision Song Contest 2022 do të jetë edicioni i 66-të i konkursit vjetor të këngës. Ai do të mbahet nga 10 deri më 14 maj 2022 në PalaOlimpico në Torino, Itali, pas fitores së Måneskin vitin e kaluar.