Banorët e pesë qyteteve në Shqipëri nuk mund të shohin Televizionin Publik Shqiptar dhe pse me ligj RTSH është e detyruar t’i dërgojë atyre sinjal.Dhe pse të ardhurat vjetore të RTSH për 2015 kanë qenë në nivelin e 18.4 milion euro nuk ka asnjë shpjegim se përse Bajram Curri, Peshkopia, Rrësheni, Peqini e Gramshi nuk mbulohen me sinjal.
Por si u zbulua ky skandal? Ka qenë një monitorim i bërë nga Autoriteti i Mediave Audio Vizive i cili në këto qytetet ka nxjerrë zbuluar TVSH-në. Ky raport aktualisht i është dorëzuar parlamentit shqiptar ku pritet të kalojë për miratim, por ende nuk dihet nëse deputetët e këtyre 5 qyteteve të cilat nuk arrijnë të shohin televizionin publik do të kërkojnë llogari për shkeljen e ligjit nga TVSH.
Referuar të dhënave statistikore të Censusit, numri i banorëve që mbeten në errësirë informative nga televizioni publik shqiptar arrinnë 82 700 shtetas.Me një staf të madh në numër, meshpenzime kolosale, me teknologji e korrespondencë në të gjithë vendin ajo që mbetet mister është fakti se si TVSH justifikon taksën qëmbledh nga këto 5 qytetet nga familjet që e kanë të detyrueshme në faturën e dritave.Pyetja që ngrihet në këtë situatë është se ccfarë bën TVSH me këto para që mbledh nga Bajram Curri, Peshkopia, Rrësheni,Peqini dhe Gramshi?A duhet dikush të mbajë përgjegjësi që i merr paratë dhe s’u ofron shërbim qytetarëve taksapagues?
Marrre nga Shqiptarja.com