Departamenti i Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive ka vendosur në dispozicion për të gjithë shikuesit, formularin e ankesave mbi kodin e etikës gjatë transmetimit të programeve në mediat shqiptare.
Për të gjithë shikuesit të cilët hasin në programe thyerje të etikës, dhe emisioni vlerësohet si i dëmshëm, e vlerëson ankesën në bazë të Kodit të Transmetimit, për të parë nëse ajo ka nevojë për shqyrtime të mëtejshme. Kodi i Transmetimit i ka të mirëpërcaktuara standardet dhe rregullat etike për emisionet radiofonike dhe televizive dhe subjektet audivizive duhet t’i ndjekin këto rregulla.
Këto rregulla nuk përcaktojnë vetëm parimet etike që kanë të bëjnë me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me respektimin në mënyrë të vecantë të të drejtave të të miturve, respektimin e privatësisë, dinjitetit etj., por gjithashtu ato përfshijnë dhe fusha të tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e veprimtarisë audiovizive në tërësi të subjekteve.
Formulari mund të gjendet në faqen zyrtare të AMA, i cili kërkon disa të dhëna përkatëse mbi indetitetin dhe detaje të programit apo televizionit që ankesa ngrihet.
Copyright IMAlbania.com