Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve audiovizive, në zbatim të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e saj zyrtare në internet, tre projekt rregulloret si më poshtë:
- Draft rregullore për planin e renditjes së shërbimeve mediatike audiovizive që mbështeten në rrjete numerike
- Draft rregullore për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës lokale të transmetimit audioviziv në periudhën tranzitore
- Draft rregullore për procedurat dhe kriteret për dhënien e licensës së transmetimit audioviziv dhe licencës së shërbimit të programit audioviziv
Këto projekt-rregullore do të jetë on-line për një periudhë 30 ditore, nga data e publikimit (3 mars 2016).