Pas një procesi 9 mujor të diskutimit me grupet e interesit dhe tërheqjes së mendimeve dhe sugjerimeve nga publiku, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, miratoi së fundmi përmirësimet në Kodin e Transmetimit.
I miratuar që në janar të vitit 2014, Kodi ka qenë objekt për ndryshime në aspekte të veçanta të tij, nisur dhe nga ankesat dhe propozimet që kanë mbërritur herë pas here në AMA.
Duke e vlerësuar maksimalisht këtë akt nënlingjor, Autoriteti zhvilloi dy etapa konsultimesh: së pari, me subjektet partnere, dhe më pas përmes procesit të konsultimit publik.
Me mendime dhe propozime konkrete u përfshinë përfaqësues nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Agjencia Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Rrjeti për demokraci i grave në Shqipëri, Qendra Shqiptare për Komunikim Publik, nga Shoqata Kombëtare e të Verbërve, Urdhri i Mjekut, Urdhri i Farmacistit etj., por dhe nga OSBE-së e Këshillit të Europës.
Tekstin përfundimtar të Kodit, miratuar dhe votuar AMA, e gjeni në faqen zyrtare: www.ama.gov.al, duke klikuar në link-un: http://ama.gov.al/pre