Autoriteti i Mediave Audiovizive, në mbledhjen e Këshillit të datës 18 korrik 2016 miratoi Projekt-Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret për Dhënien e Licencës së Transmetimit Audio. Kjo rregullore, tanimë përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat e licencimit për dhënien e licencës së transmetimit audio, në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Sipas rregullores, dokumentacioni i licencimit përfshin: Kushtet e përgjithshme të aplikimit; Kushtet teknike të instalimit të pajisjeve transmetuese për secilën zone; Kërkesat programore; Pagesat për licencën, taksat etj, të llogaritura për zonën në fjalë.
Risia kryesore e kësaj rregulloreje është se tani një licencë për transmetim audio është e vlefshme për 5 (pesë) vjet, në vend të 3 (tre) viteve që ka qënë më pare, kërkesë kjo e vazhdueshme nga ana e operatorëve dhe të cilën AMA e përfshiu në rregulloren e sapo miratuar.
Rregullorja hyn në fuqi menjëherë dhe gjendet e publikuar në faqen zyrtare të autoritetit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive