Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, rregullores “Për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre, nëpërmjet procedurës së beauty contest” miratuar me vendimin nr. 28, datë 16.04.2015 të AMA-s dhe vendimit nr. 29, datë 16.04.2015 të AMA-s “Për çeljen e procedurës së dhënies të 5 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik sipas beauty contest”, në muajin Maj 2015, do të organizojë procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e 5 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik të përbëra nga:
- Licenca të shërbimit të programeve të veta audiovizive dhe
- Licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit tokësor, për ndërtimin e vënien në funksionim të 5 rrjeteve numerike tokësore kombëtarë në brezat e frekuencave 470-790 MHz me gjerësi brezi 8 MHz, në teknologjinë DVBT-2, me standardin e kompresionit MPEG-4.
Subjektet, shoqëria “Tv Klan” sh.a., shoqëria “Top Channel” sh.a., shoqëria “Digit-Alb” sh.a., shoqëria “Supersport” sh.a. dhe shoqëria “Tring TV” sh.a., të përcaktuar nga AMA si operatorë historikë privatë kombëtarë dhe me eksperiencë në transmetimet numerike, sipas vendimit nr. 29, datë 16.04.2015, janë të lutur që të paraqiten në Autoritetin e Mediave Audiovizive në datën 23.04.2015, ora 10.00, për të marrë pjesë në procedurën e shortit që do të organizohet nga Komisioni i Beauty Contest-it për tërheqjen e dokumentacionit të licencimit sipas procedurës së beauty constest. Mosparaqitja në procedurën e zhvillimit të shortit për tërheqjen e dokumentacionit të licencimit sjell skualifikimin e subjekteve nga procedura e licencimit.
Dokumentacioni i licencimit përfshin:
- Rregulloren “Për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre, nëpërmjet procedurës së beauty contest”;
- Formularin e aplikimit;
- Karakteristikat teknike të rrjeteve numerike dhe planin e frekuencave numerike;
- Pagesën vjetore për licencë, taksat për shërbimet rtv etj, të llogaritura për zonën e licencimit.
Dokumentacioni do të tërhiqet pas kryerjes së pagesës prej 1.000 (njëmijë) lekë në Drejtorinë Ekonomike të AMA-s.
Aplikimet do të hapen në datën 27.05.2015, ora 10.00, në mjediset e AMA-s, ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.
Tv Klan