Procesi i kalimit të transmetimeve televizive nga analoge në digjitale kërkon një ndërgjegjësim dhe informim të publikut për atë që do të sjellë ky ndryshim tek përdoruesit e televizionit të gjeneratës së re, se si ata të jenë të përgatitur për këtë risi dhe fazat që duhen ndjekur, pa anashkaluar mjetet dhe subvencionet që shteti do të ofrojë për ta në kuadër të një ndryshimi që do të përfshijë vendin tonë. Për këto arsye AMA nëpërmjet një ftese zyrtare ka ftuar të gjithë aktorët mediatik që të bëhen pjesë e fushatës për informimin e publikut si vijon më poshtë.
Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012 “Për miratimin e strategjisë së kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore”, kerkohet kryerja e procedurës për kohë transmetimi në lidhje me fushatën e informimit të publikut per kalimin e transmetimeve televizive nga analoge ne numerike (digjitale), me objekt “Informimi i publikut për digjitalizimin”.
Për të parë ftesën klioni këtu