Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit” miratuar me vendimin nr. 55, datë 04.04.2016 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 20, datë 02.03.2017 të AMA-s “Për përcaktimin e frekuencave për shërbimin e transmetimit audio të komunitetit dhe çeljen e garës për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit” do të organizojë procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e 1 licence transmetimi audio të komunitetit.
“Transmetimet komunitare” janë transmetimet audio për komunitetin, të ofruara jo për qëllime fitimi, të veçanta nga shërbimi i transmetimit publik dhe privat, që ofrohen për zhvillimin social dhe përmbushjen e interesave të komunitetit
Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë transmetimi audio të komunitetit duhet të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Rruga “Abdi Toptani”, ish-hotel Drini, Tiranë, brenda datës 24.03.2017.
Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:
- Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”;
- Karakteristikat teknike të transmetimit dhe karakteristikat teknike të stacioneve transmetuese,
Mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.
Aplikimet do të hapen më datë 24.03.2017, ora 10.00, në mjediset e AMA-s ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.