Autoriteti i Mediave Audiovizive mori pjesë në pasurimin e bankës së gjakut, programin e Kryqit të Kuq Shqiptar, me qëllim sigurimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt në vend.
Stafi i Autoritetit dha gjak në mënyrë vullnetare për t’u gjendur në nevojë gjithëkujt dhe duke promovuar kështu vlerat humane që përmban dhurimi vullnetar i gjakut, duke e konsideruar atë një aspekt mjaft të rëndësishëm njerëzor për individë dhe grupe shenjë të komunitetit, si plotësim të nevojave për gjak në vend, dhe si një vlerë e shoqërive të emancipuara.
Të motivohen njerëzit të dhurojnë gjak është detyrë e rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi, e cila synon ndryshimin e qëndrimeve të njerëzve dhe të sjelljeve të tyre, veçanërisht te moshat e reja. Për këtë arsye “Të marrësh gjak të sigurt është një e drejtë, të dhurosh gjak të sigurt është një akt njerëzor dhe privilegj”
Le të përpiqemi së bashku për të dhuruar gjak të sigurt dhe të mjaftueshëm.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 16.02.2018