Drejtuesi i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Salaj ka njoftuar në një koferencë për shtyp se sinjali analog i televizionit në rrethin e Tiranë dhe Durrësit do të rindizet pas fikjes së ditës së Hënë, 10 Shtator 2018.
Për shkak të konfuzionit të krijuar në rrethin e Tiranës dhe Durrësit nga ana e qytetarëve, dhe debateve të shumta që u hapën, AMA ka marrë vendimin e shtyrjes me 4 muaj të fikjes së transmetimeve numerike.
Ditën e sotme do të rindizet përsëri sinjali analog dhe do të rindizet sërish ditën e sotme dhe do të mbyllet më datën 15 Janar 2019./IMAlbania.com/
NJOFTIMI ZYRTAR I AMA
Vështirësitë e pajisjes së qytetarëve me dekoderat, AMA vendos rindezjen e transmetimeve televizive analoge për Tiranën dhe Durrësin
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka vendosur rindezjen e transmetimeve televizive analoge deri më 15 janar 2019. Duke folur të martën, më 11 shtator 2018, në një takim me gazetarët në zyrën e tij, kryetari i këtij institucioni, z. Gentian Sala, tha se, vendimi kishte si shkak situatën e krijuar në terren ditët e fundit, kur janë krijuar vështirësi në pajisjen e qytetarëve me dekodera.
Përmes komunikimeve direkt me qytetarët në dy numrat telefonikë të vendosur vetëm për digjitalizimin, si dhe nga inspektimet në pikat e shitjeve të dekoderave në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit, ku ka kërkesa të jashtëzakonshme për këtë pajisje, AMA ka evidentuar problematika të cilat kërkojnë kohë për t’u zgjidhur.
Pavarësisht detyrimeve që ka vendi ynë në procesin e integrimit evropian, si dhe kërkesave të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, për ta përmbyllur sa më parë procesin e digjitalizimit, kryetari i Autoritetit tha se interesi i publikut dhe siguria për të garantuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për informim na detyrojmë ta shtyjmë edhe 4 muaj procesin, në mënyrë që të normalizojmë situatën.
Gjatë këtyre katër muajve, deri më 15 janar 2019, z. Sala, tha se do të ketë bashkëveprim të të dy teknologjive, asaj digjitale dhe analoge, por nuk do të lejohen që të hyjnë në transmetim kanale digjitale të palicencuara.
Ai tha se AMA do të vijojë dinamikën e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për t’i orientuar në kushtet e realitetit të ri të transmetimeve televizive digjitale.