RadioTelevizioni Shqiptar do të jetë pjesë dhe këtë herë në ekran para tryezave të shqiptarëve.
Duke filluar nga ora 21.00 në 31 Janar, RTSH do të ofrojë një program televiziv special të titulluar “Urimi i Bardhë” i cili do të përfshijë humor, muzikë, personazhe të njohur. RTSH premton se ky format do të jetë siç nuk i keni parë ndonjëherë më parë dhe atmosferën e ngrohtë të festave.
“Urimi i Bardhë” do të mbajë firmën e Altin Bashës, i cili mesa duket nuk do të mungojë në ekran dhe në ditën e fundit të vitit. Ndërsa prej shumë kohësh ai ka drejtuar spektaklin e Portokalli këtë herë e shohim në entin publik. Programi festiv do të ketë regjinë e Elton Papuçiut.
Në orën 02.50 në 1 Janar, RTSH do të transmetojë film premierë “Fondi Kundër Ferrarit”. Film Artistik nga SHBA prodhim i vitit 2019. Fitues i 2 çmimeve Oskar.
Projektuesi amerikan i makinave Carroll Shelby dhe shoferi Ken Miles marrin përsipër të ndërtojnë një makinë garuese për Fordin, e cila ka për qëllim që të mposhtë yllin e makinave të garës, Ferrarin. Duke sfiduar ndërhyrjet e korporatave dhe ligjet e fizikës, dyshja e çmendur sjell makinën e fuqishme garuese me performancë të lartë, Ford GT. 40 Mk I.
Në orën 05.15 do të ritransmetohet nata Finale e Festivalit të 59-të të Këngës.
Në orën 07.20 në mëngjes do të transmetohet filmi “Frozen 2” i Disney, ndërkaq në orën 09.00 do të shfaqet premiera e trupës së “Cirkut të Diellit”.
Viti i ri 2021 troket hareshëm në RTSH1, me Koncertin e madh të Vjenës. Repertori këtë vit bazohet kryesisht në veprat e Strauß, duke respektuar traditën, por për herë të parë prezantohen dhe disa vepra të autorëve bashkëkohorë, si Carl Millöcker, Carl Zeller e Karl Komzák. Në koment do të jetë Maestro Zhani Ciko. Koncerti i Vjenës do të transmetohet në orën 11.15 direkt nga Vjena.
Pas Koncertit të Vjenës, në orën 13.50 do të ri-transmetohet “Urimi i Bardhë” ndërkaq në orën 20.00 do të shfaqet stand-up comedy “Do e Kuptosh kur të Rritesh” nga Mariana Kondi dhe Herion Mustafaraj.
InfoMedia Albania