Regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha ka qenë sot i ftuar në forumet UET, ku ka folur rreth spektaklit të humorit që ai drejton që prej vitit 2003.
Basha është ndalur tek një pikë që ka krijuar shumë debat kohët e fundit; largimet nga Portokalli. Njëri prej aktorëve që ka qenë pjesë e spektaklit që në fillimet e tij, është Ermal Mamaqi.
Basha ka treguar arsyet e largimit të komedianit nga “Portokallia”.
“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant. Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”,– është shprehur Basha.