Kanali më i madh shqip-folës në Maqedoni, “Alsat-M”, përfundimisht ka mbyllur transmetimet e tij në platformën dixhitale “DigitAlb”. “Alsat-M” është televizion kombëtar i gjuhës shqipe në Maqedoni.
Prej vitesh ky kanal ka transmetuar në satelit përmes “DigitAlb”, dhe largimi i papritur ka irrituar shumë shikues të rregulltë të këtij kanali. “DigitAlb”, përmes faqes zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se kontrata me “Alsat-M” është shkëputur për arsye që vetë “Alsat-M” ka vendosur. Sipas “DigitAlb”, nuk është arritur akordi mbi kushtet e kontratës që ky i fundit ka kërkuar për kanalin shqiptaro-maqedonas. Megjithatë, në vend të këtij kanali do të startoj transmetimet një kanal tjetër nga trevat shqiptare, por që akoma nuk është bërë i ditur emri.
Largimi i “Alsat-M” nga transmetimi në “DigitAlb” natyrisht ka lëvizje të tjera. Burime jo zyrtare na pohojnë se për pak kohë ky kanal starton transmetimet në platformën konkurente “Tring Digital”, por gjithsesi ky informacion qëndron si formë thashethemi dhe akoma nuk është zyrtar.
IMA / S. Dema