Një ndër televizionet kryesorë gjeneralistë në Greqi, Alpha, ka aplikuar për marrjen e liçencës së transmetimeve në shtetin e grekfolës të Qipros.
Referuar mediave, rregullatori televiziv i këtij shteti është duke e shqyrtuar me shumë kujdes këtë kërkesë të gjigandit televiziv grek, ku me shumë gjasa ka mundësi që kërkesa të aprovohet.
Në fakt, banorët e Qipros nuk kanë mbetur pa asnjë program nga Alpha, pasi ky i fundit ka bërë një kontrat me një tjetër televizionin Sigma në Qipro, për transmetimin e prodhimeve më të ndjekura të ekranit të Alpha TV.
IMA/ J. KASAJ