Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj me aktorin e famshëm Tolgahan Sayisman. Megjithatë ajo rikthehet herë pas here në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe ditët e fundit. Almeda ka vizituar këtë javë Shqipërinë së bashku me partnerin e saj.
Të dy kanë udhëtuar menjëherë drejt jugut, për të shijuar disa ditë pushime në brigjet e kaltra. Almeda ka ndarë foto nga këto pushime, por ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se edhe Tolgahan ka promovuar bukuritë e vendit tonë. Aktori turk ka postuar në Instagram një foto nga Dhërmiu, që duket se i ka pëlqyer shumë. Ky është një promovim i vërtetë për vendin tonë, duke qenë se Tolgahan ka me miliona ndjekës në Instagram dhe është një aktor shumë i njohur në Turqi.
Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët. Lajmin e bukur e dha vetë Tolgahan, i cili shkroi në një postim në rrjete sociale:
“Mirë se erdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”.
Më herët, Almeda ka folur si rrallëherë për fëmijët e saj. Në videon e fundit të publikuar në “YouTube”, bukuroshja shqiptare është ndalur te lindja e Alinës ku ka zbuluar se ka vuajtur më shumë me vajzën sesa me Efehanin.
“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, u shpreh Almeda.
https://youtu.be/mqYIHKAE_pc