Gazetarja shqiptare, Alma Çupi, që drejton prej vitesh emisionin “Histori Shqiptare”, duke zbuluar perlat e fshehura të tokave shqiptare, është shprehur aspak e kënaqur me jugun e Shqipërisë.
Çupi ka vizituar me kamerë shumë nga vendet që më pas janë populluar nga turistët, sikur lugina, male e plazhe, duke i dokumentuar ato. Por, ajo është shprehur mjaft e frustruar me një postim në llogarinë e saj në Facebook.
Gazetarja shqiptare ka thënë se në jug nuk meritojnë asnjë qindarkë dhe me siguri nuk janë ata njerëz autoktonë. Ajo i akuzon ata njerëz që kanë kthyer perlat në tmerr.