Kënga “All I Want for Christmas Is You” e Mariah Carey është bërë një simbol i festave të fundvitit, duke u dëgjuar gjerësisht gjatë kësaj periudhe. Në vitin 2022, kjo këngë solli rreth 8.5 milionë dollarë të ardhura globale për publikimin e saj, sipas të dhënave nga Billboard.
Sipas një studimi të realizuar nga “The Economist,” këngëtarja e famshme fiton në mesatare rreth 2.5 milionë dollarë në vit nga kjo këngë, e cila u lançua për herë të parë në vitin 1994. Pritet që të ardhurat totale nga kjo këngë të kapërcejnë shifrën prej 100 milionë dollarësh në vitin 2023, bazuar në një raport nga Associated Press.
Një arritje të rëndësishme për këngën ishte arritja e 1 miliard transmetimeve në Spotify në dhjetor të vitit 2021, që tregon popullaritetin e saj të vazhdueshëm. Gjithashtu, në vitin 2019, “All I Want for Christmas Is You” vendosi tre Rekorde Botërore Guinness, përfshirë atë për këngën më të transmetuar në Spotify në 24 orë nga një artiste femër, me më shumë se 10.8 milionë dëgjime në një ditë në dhjetor 2018. Ky rekord u thyen sërish në vitin 2022 me 21.3 milionë dëgjime të transmetuara në një ditë.
Suksesi i jashtëzakonshëm dhe popullariteti i vazhdueshëm i kësaj kënge vërtetojnë jo vetëm apelin e saj të qëndrueshëm, por edhe ndikimin e madh që një hit mund të ketë në industrinë e muzikës, sidomos kur është i lidhur me një ngjarje sezonalë si Krishtlindjet.