Alketa Vejsiu është një nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar. Ajo ka nisur karrierën në ‘Top Albania Radio’ mbi 10 vite më parë e më pas u zhvendos në ‘TV Klan’ dhe është e pandarë nga projektet gjigande që realizon me Vera Grabockën në regji. Ajo ka drejtuar ‘X Factor’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar’ etj.
Ditën e sotme moderatorja e njohur ka ngritur dyshime të forta se mund të punojë shumë shpejt me gjigandin italian ‘Mediaset’. Aktualisht Vejsiu ndodhet në Itali dhe ka vizituar studiot e medias italiane duke shkruajtur nën diçiturën e fotos vetëm një trepikësh si për të ngjallur akoma edhe më shumë kuriozitet.
Kujtojmë që Vejsiu e ka shprehr gjithmonë ambicien e saj për të vazhduar karrierën në Itali. Në një intervistë përballë Adi Krastës dhe zbardhur nga ‘Tiranaobserver’, pak muaj më parë ajo tha: ”Mendoj që Shqipëria është tavan, por jo qiell. Mund të kisha bërë diçka shumë të mirë edhe jashtë Shqipërisë. Italia mund të ishte një vend shumë i mirë. Vendi ynë dhe Italia më duken një vend i madh i përbashkët. Dhe televizioni italian është shumë interesant. De Filipi dhe skuadra e saj janë një pikë shumë e mirë orientimi për mua”. Mos vallë paralajmërim?