Moderatorja Alketa Vejsiu ditën e sotme në një sesion Pyetje Përgjigje në Instagram ka zbuluar detaje të reja dhe të panjohura nga përfshirja e saj në ekranin e televizionit italian.
E pyetur nga një prej ndjekësve se cili është programi që ka refuzuar të moderonte, Alketa ka zbuluar se ishte ftuar të merrte pjesë si konkurrente në reality show-n e njohur italian “Isola Dei Famosi” para disa vitesh. Refuzim ky jo më kot pasi moderatorja e njohur ka zbuluar se synimi i saj në ekranin italian ka qënë pikërisht Sanremo, në të cilin ajo mori pjesë si moderatore.
Vejsiu ka zbuluar gjithashtu se është ftuar për t’u bërë protagoniste në një film, të cilin ajo e refuzoi sepse roli nuk kishte lidhje me të.
Sidoqoftë Alketa I ka të qarta gjërat, Prodhim dhe Drejtim i Formateve Televizive.